Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore duke na ftuar në sezonin dimëror. Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks rrugor për banorët e zonës, por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike. ARRSH thekson se rruga është e hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.