Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar

Nisin punimet për Teatrin e ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama e cilësoi projektin për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar për të cilin u vendos sot guri i parë i themelit, një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës së shekullit XXI. Në ceremoninë e organizuar, Rama tha se njësoj si stadiumi i ri kombëtar, do t’u shërbejë me kushtet më optimale aktorëve e spektatorëve, po edhe do të hyjë me dinjitet në radhën e objekteve më të mira të të njëjtit lloj në Europë. Projektideja për Teatrin e ri Kombëtar është konceptuar nga arkitekti i famshëm danez Bjarke Ingels. Rama iu përgjigj qëndrimeve dyshuese dhe kundërshtuese të artistëve për këtë projekt, teksa tha se ata u nxitën dhe nga politika. “E bukura e kësaj skene është që “prefektin” e “Koncert 1936” e kemi këtu me ne. Nuk është në anën e atyre që donin të prishnin koncertin. Kjo është historia bashkëkohore e zhvillimit të këtij vend, ndërkohë që e kam menduar shpeshherë se për se komuniteti i teatrit, duke i lënë mënjanë ata të cilët teatrin, apo stadiumin, apo sheshin “Skënderbej”, apo të gjitha veprat e tjera i kanë parë si platformë për të kërcyer “Vallen e shpatave të politikës”, por për se komuniteti i teatrit, pavarësisht bindjeve apo simpative që i kanë të ndryshme, kur vjen puna te politika, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe dëshirën e vullnetin, bashkë me ambicien, për të ndërtuar më shumë një teatër të denjë për këtë teatër si teatër kombëtar”u shpreh Rama. Kjo mbase, theksoi Rama lidhet dhe me dyshimet për faktin se për shumë vite me radhë nuk u arrit të ndërtohej një godinë e denjë, teksa u krijua një instinkt vetëmbrojtjeje me idenë se kjo ishte një grackë e madhe, e Teatri Kombëtar do të ishte thjeshtë një alibi për të bërë një zhvillim përftimi e do të mbetej nën barkun e një kulle apo kompleksi kullash. “Mbase nuk arrij dot t’i jap përgjigje kësaj pyetjeje, por besoj se një nga arsyet ishte se për shumë kohë komuniteti i Teatrit Kombëtar u pajtua, në pamundësi për të ndryshuar rrjedhjen e ngjarjeve me inercinë e të jetuarit dhe të punuarit në kushte shumë të vështira që kishte infrastruktura e mëparshme e teatrit dhe dekada të tëra kaluan me premtime e zotime, por asnjëherë nuk u bë mbarë askush t’i hynte punës për të ndërtuar një teatër të ri kombëtar. Pastaj patjetër hyjnë në mes paragjykimet e lidhura me këtë kohë që ne jetojmë, ku kemi parë shumë skena, le të themi: shqyerje të pronave e shqyerje e pasurive publike dhe vetvetiu u krijua një instinkt vetëmbrojtjeje me idenë se kjo ishte një grackë e madhe e Teatri Kombëtar do të ishte thjesht një alibi për të bërë një zhvillim përftimi e do të mbetej nën barkun e një kulle apo kompleksi kullash”, u shpreh Kryeministri. Rama nuk e fshehu kënaqësinë që kjo frikë u fashit. “Më vjen mirë që këto u fashitën. Patjetër nuk e heq veten mënjanë, sepse besoj se uniteti i krijuar mes aktorëve lidhej me faktin që unë i kisha shpallur luftë asaj godinë që në vitin 1998, kur unë u bëra ministër Kulture dhe ka kaluar shumë kohë kur mendon se deri sot mund të ishin hedhur hapat e nevojshëm e mund ta kishim Teatrin Kombëtar”, tha ai. Këtu, ai theksoi faktin se pavarësisht kohës së humbur, sot Teatri por edhe sheshi “Skënderbej” apo stadiumi e kanë projektuar Tiranën si kryeqytet europian. “Besoj se për hir të së vërtetës nuk do të kishim pasur këtë projekt që kemi sot. Mund të kishim pasur një teatër modern në kushte optimale, por nuk do të kishim arritur në këtë projekt. Ky projekt shkon përtej një Teatri Kombëtar të mirë për Shqipërinë, është një gur i çmuar në një gjerdan veprash që praktikisht e kanë nxjerrë Tiranën jashtë vetes, kornizës së saj të vjetër dhe e kanë projektuar si kryeqytet euroian, ku ndodhin gjëra që tërheqin vëmendjen edhe të të tjerëve. Është shumë e lehtë sot me këtë projekt që sot po realizojmë për të bërë një paralele me stadiumin, që ne e kishim dhe që praktikisht as për stadium nuk mund të përdorej dot më, se u fut në listën e zezë të UEFA-s dhe FIFA-s dhe u ndalua organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare të Shqipërisë apo skuadrave shqiptare në kompeticionet ndërkombëtare”, deklaroi Kryeministri.https://ata.gov.al/2022/12/21/nisin-punimet-per-teatrin-e-ri-kombetar-rama-tjeter-veper-arkitektonike-mbreselenese/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments