Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore prej disa ditësh ka nisur zbatimin e projektit të miratuar nga këshilli kombëtar i trashëgimisë kulturore, ku do të restaurohen monumentet e kategorisë së parë që rrezikojnë degradimin.

Inxhinieri pranë këtij institucioni Vaso Polo bëri me dije se kjo drejtori do të ndërhyjë në urat e qarkut të Gjirokastrës dhe kishat.

Polo ndër të tjera u shpreh se punimet nga CHëB aktualisht janë ndalur në “Manastirin e Ungjillizmit” në Vanistër dhe në “Kishën e Shën Premtes”. Këto ndërhyrje kapin vlerën rreth 90 milion lekë që është fondi i Ministrisë së Kulturës dhe 150 milion fondi i CHëB-së.

Investime që po kryhen kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe konsolidimin e objekteve, të cilat kanë pasur probleme. Ndërkohë që këto monumente me ndërhyrjet që po realizohen do të jenë edhe më të vizitueshme duke rritur numrin e turistëve.