Programi Kombëtar për depistimin e skoliozës është pjesë e projektit “Shkolla për Shëndetin” në bashkëpunim me organizatën “Save the Children” ku fëmijët në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse për identifikimin sa më të hershëm dhe parandalimin e pasojave që sjell kjo patologji.
Gjithashtu, MSHMS ka fuqizuar edhe dy Programe të tjera Kombëtare që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve të moshës 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese falas për kujdesin dentar dhe të shikimit.