Në Kalanë e Kaninës kanë nisur ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, si dhe zbatimet e planeve të reja të interpretimit dhe përmirësimit të eksperiencës së vizitorëve.
Këto ndërhyrje po financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si një projekt i Proskene dhe CHwB Albania, në kuadër të Programit PIUTD, me mbështetje nga Banka Botërore. Ndërhyrjet konservuese pritet të përfundojnë më 25 prill 2026.
Ky proces restaurimi dhe përmirësimi përfshin jo vetëm ruajtjen e strukturave ekzistuese, por edhe krijimin e hapësirave të reja që i japin jetë sitit, pa humbur identitetin e tij historik.
Pamjet mahnitëse të Gjirit të Vlorës, të shoqëruara nga një qasje bashkëkohore në interpretim dhe mirëpritje, do ta kthejnë Kaninën në një ndalesë të paharrueshme për çdo udhëtar që kërkon të përjetojë historinë nga afër.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovaconit bëri të ditur se, gjatë kësaj periudhe kalaja e Kaninës nuk do të jetë e hapur për vizitorët.