Në fshatin Lapardha 2 në Berat ka nisur puna për ndërtimin e urës, që zgjidh një problematikë prej shumë dekadash për 2500 banorë dhe fermerë të zonës që punojnë edhe 300 ha tokë bujqësore.
Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo tha se, “ura me një gjatësi 27 metra dhe gjerësi 6.2 metra, do të shërbejë si nyje lidhëse për fshatin Lapardha 2 dhe çdo institucion si qendra shëndetësore, kopshtet, shkollat, ku banorët marrin shërbimet”.
Sipas tij, kjo urë do të shërbejë edhe për fermerët dhe ushtrimin e aktivitetit të tyre bujqësor.
Përveç fshatit Lapardha 2, kjo urë shërben si nyje lidhëse dhe për njësinë Lumas, fshatrat Sheqëz, Bardhaj, Vodëz dhe dy fshatra të njësisë Perondi, duke e shumëfishuar kështu numrin e banorëve që përfitojnë nga ky investim i rëndësishëm.