Pasojat e aksidentit do të mbeten të dukshme në fytyrën e tij gjatë gjithë jetës. Vetëm 42 ditë pas aksidentit, Lauda u rikthye në pistë në Çmimin e Madh të Italisë dhe arriti të zinte vendin e katërt. Megjithatë, i aftë për të rrëfyer, me timon, një nga sfidat më emocionuese të automobilizmit. Në rolin e antiheroit, sfiduesit të ashpër, pavarësisht ngjarjeve që mund ta kishin bërë dëshmor. Por, austriaku ishte krijuar nga diçka tjetër dhe nuk kërkonte konsensus të lehtë: kritika ishte më e mirë, i jepte më shumë erëza jetës. Më pas do të mbërrinin fluturimet e kompanisë së tij ”Lauda Air Lines” në qielli blu në vend të asfaltit të errët, retë e bardha në vend të tymit të zi. Një mënyrë tjetër për të njohur veten dhe për të vazhduar rrugëtimin e ëndrrave. Natyrisht pa e pranuar, duke e shndërruar në biznes, sepse Lauda nuk mund të mohojë dhe nuk mund të përballojë tekat e shpirtit