Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESINHS: Kanceri i qafës së mitrës do të eliminohet deri në vitin...

NHS: Kanceri i qafës së mitrës do të eliminohet deri në vitin 2040

Kanceri i qafës së mitrës do të zhduket në Britaninë e Madh deri në vitin 2040, ka premtuar kreu i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit Britanik (NHS). Amanda Pritchard do t’i tregojë konferencës së ofruesve të NHS në Liverpul se kombinimi i dhënies së një vaksine në shkolla dhe ekzaminimit të qafës së mitrës do të thotë se sëmundja është në rrugën e duhur për t’u çrrënjosur. Kjo do të thotë se ”Anglia është një nga vendet e para në botë që ka vendosur një angazhim të ngjashëm eliminimi brenda dy dekadave të ardhshme”. Australia ka thënë se dëshiron të jetë vendi i parë në botë që do të eliminojë sëmundjen deri në vitin 2035, megjithëse vende të tjera si Suedia mund ta bëjnë këtë fillimisht. Në Angli, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit tani do të shtojë përpjekjet e tij për të vaksinuar më shumë njerëz – përfshirë bibliotekat dhe qendrat sportive – si dhe rritjen e numrit të grave që marrin pjesë në depistim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments