Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENga Thethi në Ksamil, destinacionet e preferuara të blogerëve të huaj

Nga Thethi në Ksamil, destinacionet e preferuara të blogerëve të huaj

 Shqipëria vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e blogerëve të huaj, të cilët ftojnë ndjekësit e tyre të vizitojnë vendin tonë këtë sezon veror.Blogerja Gorstein në videon e publikuar në rrjetet sociale tregon se ka qëndruar në Theth, në Lumin e Shalës, në Vlorë dhe Ksamil. “Nëse ju pëlqen eksplorimi dhe natyra, unë do t’ju rekomandoja të vizitoni Thethin dhe Lumin e Shalës. Nëse jeni duke kërkuar për plazhe zona e Vlorës dhe Ksamilit janë vendet ku mund të shkoni”, shkruan Gorstein ndjekësve të saj të cilët e pyesin për vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri. Shqipëria gjithnjë e më shumë po tërheq turistë dhe vizitorë të huaj, jo vetëm në sezonin turistik veror, por përgjatë gjithë vitit. Gjatë periudhës janar-maj kanë hyrë në territorin shqiptar 2 389 899 turistë të huaj, nga 1 667671 turistë të huaj që vizituan vendin vitin e shkuar në të njëjtën periudhë. Vetëm gjatë muajit maj kanë hyrë në territorin shqiptar 705 069 turistë të huaj, kur në të njëjtën periudhë të 2022-shit, hynë 604 430 turistë të huaj, ose 17 % më shumë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments