Ministria e Shëndetësisë rikujton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e sotme do të fillojë vaksinimi. Në një njoftim për media qytetarëve iu bëhet thirrje, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal. Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë në njësitë e vaksinimit të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë. MSH ka siguruar vaksina të mjaftueshme, prandaj ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.https://ata.gov.al/2022/10/31/nga-sot-nis-vaksinimi-kunder-gripit-sezonal-ne-kosove/
Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
RELATED ARTICLES