Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINga sot, 71 shërbimet e kadastrës vetëm online

Nga sot, 71 shërbimet e kadastrës vetëm online

Nga dita e sotme, shërbimet e kadastrës do të jenë vetëm online përmes “E-Albania”. Siç njoftoi Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë, të gjithë qytetarët interesuar të kryejnë veprime përmes kadastrës nuk do të kenë më punë në sportele fizike, por shërbimin vetëm online. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania”. Kjo si pjesë e reformës së ndërmarrë nga qeveria në sektorin e kadastrës, që siç e cilëson kryeministri është banka e pronës,. Në ndryshimet e bëra në kuadër të reformës është automatizuar procesi, duke mënjanuar ndërhyrjet e punonjësit të Kadastrës. Kjo do të thotë se i pari që aplikon për një nga shërbimet, është dhe i pari që merr shërbimin nga punonjësi i kadastrës, duke mënjanuar mundësinë që punonjësi të ketë akses për të zgjedhur dosjen që do shqyrtoj, pasi kjo do të jetë e automatizuar. Kjo mënjanon abuzimet me shpejtësinë e kryerjes së veprimit, duke respektuar radhën dhe eliminuar “miqësitë” apo “sekserët”. Një tjetër risi është “Fast Track”, për shërbime më të shpejta. Ky shërbim vjen për ato subjekte apo qytetarë të cilët duan të marrin shërbimin në një kohë më të shpejtë nga se parashikohet procedura normale. Në këtë rast aplikuesi paguan një tarifë më të lartë, e cila alokohen menjëherë tek buxheti Kadastrës. Veç 71 shërbimeve tradicionale që ofron Kadastra, shumë shpejt pritet të lançohet dhe “Kadastra 3D”. AKSHI dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës po punojnë për këtë shërbim të ri, me qëllim që ti jepet mundësi veçanërisht qytetarëve apo subjekteve të zonave urbane me dendësi të lartë, sepse kadastra 3D do bëjë të mundur të mbrohen të drejta e pronës për qytetarët. Kryesisht ky shërbim u vjen në ndihmë qytetarëve apo subjekteve që ka shtëpinë një godinë të caktuar, pallat, dhe ka të saktë numrin e godinës, rrugën, adresën, por krijohet konfuzion sa i përket kateve. Me kadastrën 3D, qytetari do ketë informacion shumë të qartë juridiko-gjeografik mbi vendndodhjen dhe hapësirën e pronës së tij. Një dyqan, një hyrje, një zyrë, nëse ka lartësinë 3 apo 4 metër. Aplikimi i kadastrës 3D do bëjë të mundur që të përmirësohet ndjeshëm procesi i planifikimit urban por edhe i vlerësimit të pronave, së bashku me zhvillim e infrastrukturës dhe sigurisë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments