Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENga Borshi në Lukovë, segmenti i pestë i “Shtegut të bregdetit të...

Nga Borshi në Lukovë, segmenti i pestë i “Shtegut të bregdetit të jugut”

Në rivierën shqiptare programi për Zhvillimin e Qëndrueshëm Rural SRD nga GIZ Albania ka prezantuar këtë sezon turistik risinë që i shtohet pasurisë së rajonit të jugut, atë të “Shtegut Bregdetar të Jugut” (Southern Coastal Trail), një shteg ecjeje prej 74 kilometrash. Borsh-Piqeras, plazhi i Bunecit-Lukovë është segmenti i pestë që i shtohet “Shtegut të bregdetit të jugut”, i cili nis nga qendra e fshatit të Borshit nëpër rrugët e pashtruara dhe përmes pamjes së detit, gërshetuar me atë të fushës së mbuluar me ullinj. Këshilli i qarkut Vlorë ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ky shteg, ndërsa thekson se “me të arritur në breg të detit do të ecim përgjatë plazhit deri duke u ngjitur lart midis shpateve dhe kodrave me tarraca të krijuara para viteve 90′, ku tani përdoren kryesisht për portokalle dhe limona”.

Mbas 6 km piktoreske mbërrin në fshatin e Piqerasit ku bien në sy shtëpitë karakterstike përdhese dhe Manastiri i Shën Mërisë së Kremesovës. Shtegu kryesor të udhëheq midis ullinjve tek plazhi i Bunecit ku po të vazhdosh drejt do të hapet pamja e fshatit tjetër të Lukovës. “Nëse është pranverë në fund të luginës do të na përshëndesë era e fortë e kamomilit dhe rruga e asfaltuar do të ndërthuret me rrugën me kalldrëm duke përfunduar në kishën e vjetër të Shën Paraskevisë së Romës që njofton kështu përmbylljen e këtij shtegu me kaq shumë diverstitete”, u shpreh Këshilli i qarkut Vlorë.https://ata.gov.al/2022/07/31/nga-borshi-ne-lukove-segmenti-i-peste-i-shtegut-te-bregdetit-te-jugut/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments