Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINga 2024 propozohet rritja me 0.5 lekë/kg e taksës së qymyrit

Nga 2024 propozohet rritja me 0.5 lekë/kg e taksës së qymyrit

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare”, që parashikojnë rritjen, sipas një kalendari, të taksës së karbonit për qymyrin, pjesë e Paketës Fiskale që do të zbatohet në 2024-ën. Këto ndryshime, përfaqësojnë hapat e nevojshëm në mbështetje të hartimit të kuadrit ligjor të lidhura me angazhimet e shtetit shqiptar për mbrojtjen e mjedisit dhe frenimin e ndryshimeve klimaterike. Po ashtu mundësojnë që masa e barrës fiskale, që duhet të paguhet për çlirimin e dyoksidit të karbonit në atmosferë nga djegia e qymyrit, për prodhimin e produkteve të ndryshme (hekur, çimento, ferrokrom etj.), të paguhet në Republikën e Shqipërisë dhe jo në shtetin ku do të eksportohet produkti apo nënproduktet e tij, si dhe produkte të tjera, që e përdorin qymyrin si lëndë djegëse. Në çdo rrethanë, niveli i taksës do të merret qoftë në vendin e origjinës, qoftë në vendin ku përdoret produkti. Me qëllim që ndikimi në kostot e produktit të mos jetë i menjëhershëm, por të vijë gradualisht dhe në edukimin e tatimpaguesve, për vitin 2024 propozohet rritja me 0.5 lekë/kg e taksës së qymyrit, e cila, sipas analizave, rezulton se do të sjellë një rritje të kostos së plotë të prodhimit të çimentos me 0.5%. Të ardhurat shtesë nga kjo taksë, për vitin 2024 parashikohet të arkëtohen nga taksa e karbonit mbi qymyrin me rreth 170 milionë lekë shtesë, nga 300 milionë lekë sa mblidhen aktualisht. Tri janë kompanitë kryesore importuese në Shqipëri të produktit qymyr, të cilat zënë 99.9 % të totalit të importit (rreth 100 mijë tonë në vit), dhe e përdorin si lëndë të parë për prodhimin e produkteve të sipërpërmendura.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments