Neuronet e para artificiale, për të ndihmuar zemrën

0
17

Neuronet e para artificiale, të cilat pothuajse plotësisht imitojnë qelizat nervore natyrore, janë gati: sipas një grupi kërkimor të Universitetit Suedez të Linkopingut i cili demonstroi aftësinë e tyre për të ndryshuar rrahjet e zemrës. Në të njëjtën kohë, studimi i udhëhequr nga Universiteti Amerikan Northwestern ka arritur të marrë neurone më efikase duke filluar nga qelizat staminale, duke i sjellë ato në një nivel zhvillimi të paarritur kurrë më parë. Të dy studimet hapin rrugën për terapitë e gjeneratës së ardhshme kundër dëmtimeve të palcës kurrizore dhe sëmundjeve neurodegjenerative, si Parkinson, Alzheimer dhe skleroza anësore amiotrofike (ALS). Neuronet artificiale Studimi mbi neuronet artificiale është publikuar në revistën Nature Materials dhe ka treguar se, pasi të implantohen te minjtë, neuronet artificiale janë në gjendje të lidhen me nervat e kafshës, duke i stimuluar ato. Meqenëse ato imitojnë deri në 15 nga 20 karakteristikat themelore që përshkruajnë neuronet biologjike, ato artificiale funksionojnë në një mënyrë shumë të ngjashme me atë të neuroneve natyrore. Sekreti qëndron në përdorimin e joneve, d.m.th grimcave të ngarkuara elektrike, që përdoren për të kontrolluar rrjedhën e rrymës elektrike që kalon nëpër materialin nga i cili janë bërë dhe duke imituar kështu, në një mënyrë pothuajse të përsosur, procesin që ndodh në qelizat nervore. natyrore. “Një nga sfidat kryesore në krijimin e neuroneve artificiale është aftësia për të inkorporuar komunikimin jonik tipik për qelizat biologjike”, vunë në dukje studiuesit. “Neuronet artificiale tradicionale të bëra nga silikoni mund të imitojnë shumë karakteristika nervore, por ato nuk mund të komunikojnë nëpërmjet joneve, gjë që ne kemi qenë në gjendje t’i arrijmë,” shtuan ata. Materialet e ndryshme e shfaqin këtë sjellje, por ai që zgjodhëm mundëson funksionimin e qëndrueshëm të pajisjes. Testet e kryera me minj kanë treguar se neuronet e marra janë të afta të stimulojnë nervat dhe hapi tjetër do të jetë përpjekja për të reduktuar konsumin e energjisë së pajisjeve, i cili është ende shumë i lartë në krahasim me atë tipik të qelizave njerëzore. ATA