Kryeqyteti është përfshirë nga atmosfera festive e Fundvitit, ndërsa mbrëmjet ato që vënë në pah dekorin magjik të shesheve, rrugëve me ngjyra e drita. Qytetarët po e shfrytëzojnë këtë javë pushimesh për të festuar dhe për t’u argëtuar me aktivitetet e shumta në sheshin “Skënderbej”. Dekori i festave mahnit me ngjyrat dhe ndriçimin, ndërsa janë qytetarët që i japin jetë shesheve dhe rrugëve duke shëtitur në këto mbrëmje dhjetori përpara natës së ndërrimit të viteve apo duke shijuar shtëpizat e sheshit, ushqimin dhe produktet tradicionale që tregtohet aty.