Izraeli është në luftë, tha sot kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu në një fjalim pas sulmit masiv të befasishëm nga grupi militant palestinez Hamas.
“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë”, tha udhëheqësi izraelit në një videomesazh nga selia ushtarake, në Tel Aviv.
Njoftimi i tij vjen pas një deklarate të ngjashme nga ministri i Mbrojtjes i vendit, Yoav Gallant.
Izraeli ka mobilizuar rezervistët e tij ushtarakë dhe Gallant u zotua se “Izraeli do ta fitojë këtë luftë”.