Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shprehur shpresë “të kujdesshme” për një marrëveshje për të siguruar lirimin e më shumë pengjeve të mbajtura nga grupi islamik Hamas. “Mund të ketë një marrëveshje, por mendoj se sa më pak të them për të, aq më shumë i rris shanset që ajo të materializohet”, tha Netanyahu në një intervistë për transmetuesin amerikan “NBC”. “Nëse arrihet një marrëveshje, ajo do të jetë vetëm rezultat i presionit ushtarak”, tha Netanyahu. “Kjo është e vetmja gjë që mund të krijojë një marrëveshje”, theksoi ai. Netanyahu tha se ofensiva tokësore e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, e kontrolluar nga Hamasi, mund te kishte krijuar ndonjë lëvizje në negociata. “Nëse një marrëveshje është e disponueshme, ne do të flasim për të kur të jetë gati. Ne do ta shpallim atë nëse do te arrihet”, tha ai.