Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENetanyahu: Mund të arrihet paqja historike mes Arabisë Saudite dhe Izraelit

Netanyahu: Mund të arrihet paqja historike mes Arabisë Saudite dhe Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një takim me presidentin amerikan Joe Biden në Nju Jork foli edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje me Arabinë Saudite. “Unë mendoj se nën udhëheqjen tuaj, zoti president, ne mund të krijojmë një paqe historike midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Dhe unë mendoj se një paqe e tillë do të arrinte shumëçka, fillimisht për të çuar përpara përfundimin e konfliktit arabo-izraelit, për të arritur pajtimin midis botës islame dhe shtetit hebraik dhe për të çuar përpara një paqe të vërtetë midis Izraelit dhe palestinezëve”, thuhet në njoftimin e zyrës së Netanyahut në lidhje me takimin e zhvilluar në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Kjo është diçka që është në kuadër të mundësive tona. Unë besoj se duke punuar së bashku ne mund të bëjmë histori dhe të krijojmë një të ardhme më të mirë për rajonin dhe më gjerë”, tha Netanyahu në takimin e tij të parë me Bidenin pas ardhjes në pushtet në dhjetor 2022. Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga asnjë zyrtar saudit mbi komentet e Netanyahut. Sipas raportimeve të mediave, Uashingtoni ka bërë presion për të vendosur lidhje formale midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Megjithatë, Riadi zyrtar ka këmbëngulur se nuk do të normalizojë plotësisht marrëdhëniet me Izraelin derisa të arrihet një zgjidhje me dy shtete me palestinezët. Gjashtë vende arabe kanë lidhje diplomatike me Izraelin, duke filluar me Egjiptin në 1979, Jordaninë në 1994, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahreinin, Sudanin dhe Marokun në vitin 2020.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments