Përballë një bote në ndryshim dhe nevojës për t’u përshtatur, drejtori i ri ekzekutiv i Nestlé njoftoi marrjen e disa masave të nevojshme, megjithëse të vështira.
Drejtori i ri ekzekutiv i Nestlé njoftoi shkurtimin e 16 000 vendeve të punës ose 5.7% të fuqisë punëtore të saj, gjatë dy viteve të ardhshme.
Ky njoftim u bë sot gjate publikimit të shifrave të shitjeve të gjigantit zviceran për këto nënte muaj, të cilat treguan një rënie prej 1.9% në 65.9 miliardë franga zvicerane (71 miliardë euro).
“Bota po ndryshon dhe Nestlé duhet të përshtatet më shpejt”, theksoi Philipp Navratil, i cili mori përsipër drejtimin e Nestlé.
Gjigandi i ushqimit, me më shumë se 2 000 marka, duke përfshirë kafenë Nescafé, kubet e supës Maggi dhe çokollatat Kit Kat, përjetoi një shtator të trazuar me shkarkimin e drejtorit të mëparshëm ekzekutiv, Laurent Freixe, dhe largimin e presidentit të tij, Paul Bulcke.
Analistët financiarë kanë shpresa se Philipp Navratil, i cili më parë drejtonte Nespresso-n, do të ketë sukses në rivendosjen e stabilitetit.





