Keni rezervuar për të bërë pushime në javën e javën e dytë të gushtit dhe keni frikë nga ulja e temperaturave? Sipas parashikimit të meteorologëve, duke nisur nga nesër, do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave, deri në 6 gradë.Sinoptikani Halik Osmani në një lidhje live për News24 tha se nesër do të ketë rrebeshe shiu, ndërsa duke nisur nga e hëna moti do të përmirësohet sërish. Kryesisht temperaturat në bregdet në këtë muaj do të variojnë nga 30-32 gradë celsius.“Ditët që sapo kaluam kanë qenë me temperatura të larta, ndërsa maksimumi është 36 gradë. Por do të ndryshojë situata e motit. E shtuna do të sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave, ku vlera maksimale e temperaturave do të jetë 30-31 gradë. Do të ketë reshje shiu në zonat perëndimore. Mesdita do të sjellë rrebeshe shiu në të gjithë territorin shqiptar duke nisur nga nesër në mesditë. Në zonat e izoluara nuk do të mungojë dhe mundësia për breshër. Kjo situatë do të zgjasë vetëm 24 orë, me rrebeshe. Për fat të mirë, duke nisur nga e hëna, do të kemi përmirësim të kushteve të motit. Në zonat bregdetare, do të ketë temperatura të mira. Vlerat në bregdet për këtë periudhë do të jenë 30-32 gradë celsius.”, tha Osmani.