Nelson Mandela ishte një nacionalist me ngjyrë dhe presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut (1994–99).
Mandela vuajti më shumë se 27 vjet burg për sabotime e krime të tjera. Ai u arrestua në vitin 1962 dhe u lirua në vitin 1990. Fillimisht u dënua me pesë vjet për nxitje të grevës, ndërsa më vonë u dënua me burgim të përjetshëm për sabotim etj. Mandela e kaloi pjesën më të madhe të kohës në burg në ishullin Robben dhe disa kohë në burgun Pollsmoor dhe burgun Victor Verster.
Negociatat e tij në fillim të viteve 1990 me presidentin e Afrikës së Jugut. F.W. de Klerk ndihmuan t’i jepej fund sistemit të aparteidit, të ndarjes racore në vend dhe çuan në një tranzicion paqësor drejt sundimit të shumicës. Mandela dhe de Klerk u nderuan bashkërisht me Çmimin Nobel për Paqen në 1993 për përpjekjet e tyre.
Ish-presidenti amerikan Barak Obama e ka cilësuar Mandelen si simbol të drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit.