Popullsia globale arrin një rekord të paprecedentë dhe vendos një moment historik në zhvillimin njerëzor duke arritur në tetë miliardë, por Italia vazhdon të udhëtojë kundër trendit rënës. Në vitin 2050, në fakt, mund të ketë pesë milionë italianë më pak, me lindje vjetore që mund të bien në vitin 2050 në 298 000 njësi. Kjo është tabloja që del nëse nuk përmbyset tendenca, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ISTAT, ndërkohë që vazhdon të rritet mosha në të cilën bëhesh nënë për herë të parë. Plani që mund të iniciojë qeveria për t’u përballur me krizën e ”djepit bosh” ka filluar të përvijohet. Në vitin 2050, pra, Italia mund të ketë pesë milionë banorë më pak, nga të cilët dy milionë të rinj. Njerëzit e moshës 90, që janë 800 000 sot, do të dyfishohen në 1 700 000. Sot janë 100 000 njerëz mbi 100 vjeç, në 2050 do të jenë 80 000. Për më tepër, nëse shkalla e lindshmërisë do të mbetej 1,2 fëmijë për grua dhe vendi do të kishte 250 000 lindje në hapësirën prej katër deri në pesë dekadash.https://ata.gov.al/2022/11/16/demografi-ne-vitin-2050-italia-do-te-kete-pese-milione-banore-me-pak/
Në vitin 2050, Italia do të ketë pesë milionë banorë më pak
RELATED ARTICLES