Departamenti i Policisë Kufitare vijon angazhimin e plotë në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe për të parandaluar krimet në rrugë detare. Vijojnë kontrollet në zbatim të detyrave të caktuara në planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, si dhe të porosive të posaçme që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, iu ka lënë shërbimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, për vigjilencë të shtuar dhe për prani të pandërprerë në qytetet dhe në vijën bregdetare, me qëllim sigurimin e rendit dhe zbatimit të ligjit për qytetarët dhe pushuesit, si dhe për parandalimin e krimeve që kryhen përmes detit. Nga këto kontrolle, janë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar duke lundruar në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e lundrimit. Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj. Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë, u bllokua mjeti lundrues skaf, me drejtues shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi. Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Në liqenin e Shkodrës, u bllokua një mjet lundrimi skaf, pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi i këtij mjeti lundrues, u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj. Vijojnë kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijen bregdetare të vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit nga të gjithë pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese për argëtim, peshkim apo turizëm. atsh
Në vijën bregdetare, bllokohen 3 mjete lundruese me parregullësi
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on