Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVANë Ulqin mbahet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar

Në Ulqin mbahet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe Komuna e Ulqinit e mbështetur nga Qeveria e Malit të Zi si dhe Ambasada e Malit të Zi në Kosovë organizon për herë të parë Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini 2023 në Ulqin-Mal të Zi e cila do të mbahet nga 7 deri më 8 tetor 2022. Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë qendrore dhe lokale të Malit të Zi, përfaqësues të bizneseve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe të Diasporës, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe të bashkë investimeve në fushat e ndryshme ekonomike në Ulqin dhe rrethinë. “Ky forum ekonomik ndërkombëtar do t’i kontribuoj rritjes së bashkëpunimit dhe bashkë investimit në Komunën e Ulqinit e më gjerë si nismë e parë e këtij formati në Ballkanin Perëndimor. Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar Ulqini 2023, Komuna e Ulqinit do të prezantoj mundësit e investimeve te reja në këtë regjion duke paraqitur legjislacionin dhe zonat për invetime të mundshme në fushat e ndërtimtarisë, hotelerisë, turizmit, shërbimeve tjera prodhuese, përpunuese dhe tregtare si asnjëherë më parë i organizuar në këtë format në Ulqin. Në këtë forum do të marrin pjesë mbi 100 përfaqësues te bizneseve nga shtetet e lartpërmendura, ndërsa nga Kosova do të marrin pjesë mbi 40 biznese nga sektorë të ndryshëm dhe do të ketë takime bilaterale B2B si dhe vizita në zona dhe parcela të ndryshme si potencial për bashkë investim të investitorëve vendor dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB)https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619340

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments