Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALESHENDETESINë Spitalin e Shkodrës, cdo gjë është kthyer në normalitet

Në Spitalin e Shkodrës, cdo gjë është kthyer në normalitet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci, pa nga afër ambientin që mbrëmë u përfshi nga zjarri në një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë. Koçiu bëri të ditur se zjarri u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen. “Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme, u shpreh ministrja. Ajo falënderoi personelin mjekësor dhe forcat zjarrfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientët e stafin mjekësor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments