Ekuivalenti i shiut të një muaji ra në 24 orët e fundit në rajone të caktuara të Skocisë duke ndërprerë trafikun e trenave dhe duke detyruar shoferët e bllokuar të transportoheshin me avion, thanë sot zyrtarët e policisë dhe hekurudhave.
”Dhjetë shoferë duhej të shpëtoheshin pasi u bllokuan nga rrëshqitjet e tokës, në një rrugë kryesore pranë Inveraray në bregun perëndimor”, tha policia.
Për shkak të përmbytjeve, rrugët mund të kalohen me kajak në zonën e Inverclyde.
Disa trena u anuluan ose trafiku u ndërpre më herët se sa pritej dhe shoferëve iu kërkua të shtynin udhëtimet e tyre.
“Disa zona regjistruan reshje shiu të një muaji në 24 orë, gjë që shkaktoi përmbytje të konsiderueshme”, shpjegoi një zëdhënës i kompanisë hekurudhore ”ScotRail”.