Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINë Shqipëri u rrit cilësia e jetesës

Në Shqipëri u rrit cilësia e jetesës

Rritje e cilësisë së qeverisjes dhe cilësisë së jetës për vitet e fundit në Shqipëri vlerëson Indeksi i Qeverisjes, i publikuar nga Instituti Berggruen në SHBA, ku analizohen marrëdhëniet mes llogaridhënies demokratike dhe kapacitetit shtetëror, si faktorë kyç të ofrimit të të mirave publike për qytetarët. Për Shqipërinë, në periudhën e viteve 2000-2009 vlerësohet një rritje graduale në cilësinë e qeverisjes me 0.23% dhe një rritje e theksuar e cilësisë së jetës me 9.8%. Sa i takon cilësisë së qeverisë, indeksi i referohet aftësisë së qeverisë për të arritur qëllimet e saj kryesore, të tilla si gjenerimi i të ardhurave, organizimi i veprimeve kolektive dhe zbatimi i politikave të saj. Lidhur me cilësinë e jetës, indeksi i referohet nivelit në të cilin qeveria ofron të mira publike për qytetarët. Të mirat publike janë mallra të disponueshme për të gjithë, si shëndeti, arsimi dhe mjedisi i pastër. Raporti konfirmon kështu rëndësinë e mirëqeverisjes për rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe cilësisë së jetesës në Shqipëri dhe kudo. Indeksi analizon 134 vende në 3 indekse kryesore dhe 9 nënindekse për të shqyrtuar marrëdhënien midis Cilësisë së Demokracisë, Cilësisë së Qeverisjes dhe Cilësisë së Jetës.https://ata.gov.al/2022/12/15/indeksi-global-ne-shqiperi-u-rrit-cilesia-e-qeverisjes-dhe-jeteses/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments