Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALENë shkollat e Fushë Kosovës janë shtuar nga 550 nxënës

Në shkollat e Fushë Kosovës janë shtuar nga 550 nxënës

Derisa në komunat tjera për çdo vit bije numri i nxënësve nëpër shkolla, ky fenomen nuk po ndodhë në komunën e Fushë Kosovës, pasi në këtë komunë për çdo vit ka rritje të numrit të nxënësve. Komuna e Fushë Kosovës ka nisur përgatitjet për fillimin e vitit e ri shkollor, derisa javë më parë është hapur edhe konkursi për pranimin e 19 arsimtarëve. Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Samir Shahini thotë se për shkak të rritjes së numrit të nxënësve, është planifikuar ndërtimi i një shkollë të re. Ai për KosovaPress, thotë se hapja e konkursit për 19 mësimdhënës është përgatitje e fillimi të vitit të ri shkollor për 19 paralele. “Ky konkurs është përgatitje për vitin e ri shkollor për rritjen, përballjen me rritjen e numrit të nxënësve. Ne këtë procedurë e realizojmë tash e sa vite realisht prej fillimit të bumit të rritjes së popullsisë në komunën tonë, thuajse çdo vit kemi shpallur pozita, sidomos për mësimdhënës klasor. Këtë vit sipas përgatitjeve tona janë 19 paralele të reja të mësimit klasor 1 deri në 5, që hapen kryesisht në qytet, pra në të gjitha shkollat e qytetit në total janë 19 paralele të reja dhe proporcinalisht janë shpallur edhe 19 vende për mësimdhënës klasor. Në vazhdimësi do të shpallen edhe vendet e tjera për mësimdhënës lëndor por edhe për staf tjetër për pjesën e stafit profesional dhe administrativ, do të kemi vende sigurisht që do të hapen për psikologë, sekretarë, një zëvendësdrejtor”, tha ai. Shahini shtoi se me rritjen e numrit të nxënësve duhet të shtohen edhe punët administrative, si dhe ato të mirëmbajtjes nëpër shkolla. “Ky konkurs e lehtëson sepse përfundimisht e ndalon rritjen e numrit të nxënësve mbi dyzet në klasë të ndara dhe ky është synimi të ndalohet numri i rritjeve të nxënësve dhe pastaj edhe në ciklin nga 1 deri në 6 dhe 9, pra në mësimin e mesëm të ulët sigurisht, pak hapja e normave të reja për vendet e reja të punës për mësimdhënësit lëndor nënkupton përcjelljen me hapjen e paraleleve të reja, mirë po në numrin më të vogël sepse të fluksit më të madh të nxënësve e kemi në këto grup mosha, pra në klasat 1 deri në 5. Kjo është e para, e dyta kjo rritje duhet të përcillet edhe në pjesë tjetër të stafit nënkuptohet përtej mësimdhënësve duhet të shtohen punët administrative, shtohen punët e mirëmbajtjes të shkollave dhe proporcionalisht janë shpallur veç se 9 vende për punëtorë të mirëmbajtjes, mirëpo do të ketë edhe të tjera pozita administrative dhe profesionale në vazhdimësi”, u shpreh ai. Sipas tij, përgatitjet për fillimin e vit të ri shkollor dhe hapja e konkursit paraqesin pozita të rregullta të konkursit publik me kontrata provuese për një vit, e më pas siç e parashikon ligji, punëtorët e pranuar kalojnë në kontrata të rregullta.http://ata.gov.al/2022/08/13/per-pese-vite-ne-shkollat-e-fushe-kosoves-jane-shtuar-nga-550-nxenes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ