arku Arkeologjik Antigone ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve për periudhën janar-qershor 2025, me rreth 21% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Gjithkush që ende nuk e ka vizituar këtë park, duhet ta vendosë në listën e bukurive shqiptare për t’u vizituar këtë verë, për t’u njohur me historinë, bukurinë, monumentet dhe historikun e tyre si dhe natyrën mahnitëse që Antigonea ofron.

Parku Arkeologjik i Antigonesë shtrihet në rreth 92 hektarë. Antigonea u themelua nga Pirro, mbreti i Molosëve, në vitin 295 para Krishtit sipas emrit të gruas së tij. Antigonea, qyteti i dytë i provincës epiriote të Kaonias, pas Finiqit, si nga përmasat ashtu dhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), me Apoloninë dhe Orikumin me malësitë e Janinës dhe Epirit jugor.

Në Antigone mund të gjenden të gjitha periudhat historike të njerëzimit, që nga periudha prehistorike deri tek ajo moderne. Manastiri eremit i Spilesë, Kisha e Shën Kollit në Saraqinishtë, Mozaiku Paleokristian në Antigone, janë dëshmi të qarta të përqafimit dhe përhapjes së Kristianizmit në këtë zonë dhe në gjithë Luginën e Drinos. Ndërsa periudha otomane ka lënë gjurmët e saj në shtëpitë me arkitekturën e shekullit të 17-të dhe 18-të.