Duke folur për investimet për modernizimin e QSUT, Manastirliu tha se “QSUT-ja, ashtu sikurse e kemi premtuar është vërtet shëmbëlltyra e vizionit tonë për sistemin spitalor që ne duam. Për pak kohë ne do të nisim një tjetër projekt të rëndësishëm, rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë. Gjatë këtij viti ne kemi sërish një projekt shumë të rëndësishëm për QSUT-në, rehabilitimin e Spitalit Psikiatrik, një prej spitaleve, i cili është pjesë e programit zhvillimor të transformimit të QSUT-së, i cili fillon një fazë të re të rehabilitimit dhe të përmirësimit të kushteve për pacientët që marrin shërbim aty”. Me këtë investim të ri, ish-Urgjenca e QSUT tashmë do t’i dedikohet shërbimit ditorë përshtatjes së ambienteve të ish Urgjencës Mjekësore ,ku do të akomodohet shërbimi i hematologjisë, Hemodializës, Toksiokologjisë, ambiente për mikrokirurgji, lazer, dermatoskopi, terapi dhe zgjerim në numrin e shtretërve për shërbimin e dermatologjisë, alergologji, reumatologji, alergologji, reumatologji dhe mjekësi interne. Pas ndërtimit të Spitalit Qendror, Spitalit Infektiv, Spitalit Pediatrik në QSUT, vijojnë investimet për zbatimin e masterplanit me fazën e dytë të Spitalit Qendror, që është ndërtimi i Spitalit Ditor e më pas me rehabilitimin e plotë të Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Spitalit Psikiatrik. Investimet për transformimin e shërbimit shëndetësor vijojnë në të gjithë vendin, nga Elbasani, në Krujë, Dibër, Lezhë, ku hapen kantiere të reja me rehabilitimin e spitaleve e poliklinikave. atsh