Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se në Prishtinë do të vendosen panele solare që prodhojnë 50MW energji termike. “Bashkë me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Rindkrtim dhe Zhvillim, Znj. Parshad, dhe Kryeshefin e Termokos, Fisnik Osmani vizituam lokacionin ku do të ndërtohet projekti solar më i madh në vend, i quajtur ‘Solar for Kosovo’. Projekti parasheh ndërtimin e paneleve solare që prodhojnë 50MW energji termike, e cila shton kapacitetet e Termokosit për ngrohje të qytetit! Falënderojmë edhe KFW të cilët janë partnerët kryesorë të projektit”, ka shkruar Zogaj në ‘Facebook’.
Në Prishtinë do të vendosen panele solare që prodhojnë 50MW energji termike
RELATED ARTICLES