Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENë pikat doganore po ofrohet ujë për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët

Në pikat doganore po ofrohet ujë për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët

Temperaturat e larta mbi 40 gradë Celsius kanë përfshirë prej disa ditësh vendin, ndërsa autoritetet në vend bëjnë të ditur sezoni veror këtë korrik ka sjellë fluks të shtuar të pasagjerëve dhe turistëve. Autoritetet doganore në të gjitha pikat kufitare të vendit, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë zgjedhur të udhëtojnë në këto ditë të nxehta, po shpërndajnë shishe me ujë të pijshëm. “Administrata Doganore krahas funksioneve të saj ligjzbatuese, jep dhe një kontributit social, duke shpërndarë ujë në këto ditë të nxehta, të cilat kanë shënuar dhe temperaturat më të larta në sezon”, bën të ditur Dogana. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments