Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi sot një vizitë në Observatorin e Athinës, shtëpia shkencore e Institutit të Kërkimeve Mjedisore dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Gjatë vizitës në këtë Observator, Kumbaro u takua me profesor Mihalopoulos Nikolaos dhe Emmanuel Plionis, me të cilët bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe greke, që nga monitorimi i ajrit, tek vëzhgimet gjeohapësinore dhe trajnimet e stafeve tona nga një prej institucioneve elitare në Greqi. Ministrja Kumbaro po zhvillon një vizitë në Athinë. Ditën e sotme Kumbaro u takua edhe me dy profesionistë të rëndësishëm të turizmit grek, Nicholas Kelaiditis, president i Shoqatës së Agjencive Turistike dhe Lysandros Tsilidis, president i Federatës së Agjencive të Turizmit dhe Udhëtimeve të Greqisë. Gjatë takimit ata biseduan për projekte mbi forcimin e bashkëpunimit mes operatorëve turistikë të të dy vendeve duke promovuar Shqipërinë si destinacion për vizitorët grekë. ATSH
Në Observatorin e Athinës: Bashkëpunim mes institucioneve
RELATED ARTICLES