Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVANë Kosovë janë mbi 350 mijë ndërtime pa leje

Në Kosovë janë mbi 350 mijë ndërtime pa leje

Procesi i legalizimit të mbi 40 mijë ndërtimeve pa leje në Prishtinë po shkon shumë ngadalë. Në komunën e Prishtinës thonë se problemi kryesor i procesit të legalizimit ka të bëjë me çështjet pronësore. Ndërsa ekspertë të urbanizimit thonë se ky problem do të jetë i gjatë. Por Komisioni Parlamentar për Planifikim, e votoi për lexim të dytë plotësim/ndryshimin e projektligjit të ndërtimeve pa leje. Ndërtime të shumta e të larta mund të shihen lehtë në tërë Prishtinën. Në komunë deklarojnë se problemi më i madh i këtij procesi janë çështjet pronësore që kanë të bëjnë më objektet e ndërtuara në prona publike dhe private, e që nuk janë në emër të aplikuesve. Numri i objekteve të legalizuara në Prishtinë është shumë i vogël. “Numri i certifikatave te legalizimit është diku tek 1700, por ky nuk është edhe numri i trajtimit te lendeve sepse kemi shume lende te cilat janë trajtuar dhe janë nxjerr vendime për futjen ne listën e pritjes deri ne zgjidhjen e çështjeve pronësore, apo vendime për përfundim te procedurës e te cilat arrijnë shifrën e 1600 vendimeve”, tha Fatos Dibra, Udhëheqës i Sektorit të Legalizimit, Komuna e Prishtinës. Për arkitektin Xhelal Llonçari, problemi i pronësisë është shumë i madh. “Kujtoj që problemi më i madh është abuzimi me parcela, në tokën ndërtimore, janë ndërtua me siguri parcela që nuk janë mbi emër të tyre, janë abuzuar mbi parcelat e shoqërisë etj”. Problem më i madh ndoshta edhe jo subtancial, mendoj është një problem që zgjidhet, është edhe kostoja e objektit”, thotë Xhelal Llonçari. Qeveria i ka bërë ndryshimet në ligjin për ndërtimet pa leje për ta dinamizuar këtë proces, ndërsa gjatë ditës Komisioni Parlamentar për Planifikim e ka përcjellë për lexim të dytë në Kuvend plotësim/ndryshimin e projektligjit të ndërtimeve pa leje. Në Kosovë janë të evidentuara mbi 350 mijë ndërtime pa leje. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments