Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEARSIM“Në fshat 2”: 24 studentë do të eksplorojnë 4 fshatra duke jetuar...

“Në fshat 2”: 24 studentë do të eksplorojnë 4 fshatra duke jetuar e punuar aty për 2 javë

24 studentë do të eksplorojnë 4 fshatra duke jetuar e punuar aty për 2 javë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se, në bashkëpunim me GIZ Albania projekti “Në fshat”, që nisi vitin e kaluar, solli për herë të parë një eksperiencë unike për studentët e UBT-së, të cilën do ta vijojmë këtë vit, nën logon “Në fshat 2” si një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar praktikë pune, teksa jetojnë një eksperiencë unike dhe argëtuese, gjatë së cilës mund të kontribuojnë me ide kreative për krijimin e modelit të fshatit turistik shqiptar. “Në fshat 2” krahas mundësisë së eksplorimit përgjatë udhëtimit në zonat më të largëta të Shqipërisë, eksperiencës së të jetuarit në fshat, zbulimit të shijes tradicionale do të shtrihet dhe në eksplorimin e trashëgimisë mjedisore dhe kulturore, ngritjen e kapaciteteve, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve me fokus zonat rurale, modeli i fshatit turistik shqiptar. Sipas MBZHR-së, kjo nismë synon të afrojë më shumë të rinjtë me fshatin dhe të shtojë kontributin e tyre duke ndërthurur projekte dhe ide zhvillimi në zonat rurale dhe fshatrat e Shqipërisë, që po marrin gjithmonë e më shumë vëmendje në promovim jo vetëm si prodhues të sektorëve të bujqësisë dhe blegtorisë por dhe potenciale turistike. Studentët e vitit të 3-të bachelor mund të aplikojnë deri në datën 15 shtator për t’ju bashkuar këtij udhëtimi “Në fshat 2”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments