Komisioni i ri Evropian i Ursula von der Leyen do të përbëhet nga njëmbëdhjetë gra, të barabarta me 40% të të gjithë ekipit.

Lajmin e bëri të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp në Strasburg.

Propozimet fillestare të vendeve anëtare parashikonin një kuotë grash të barabartë me 22%.

“Ishte krejtësisht e papranueshme,” theksoi von der Leyen, duke pranuar se pavarësisht progresit, kishte “ende shumë punë për të bërënë barazinë gjinore të krerëve të BE-së”.