Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALENë Bjeshkët e Sylbicës, energji elektrike

Në Bjeshkët e Sylbicës, energji elektrike

Tashmë stanet në Bjeshkët e Sylbicës, në bashkinë e Tropojës, në skajin më verior të vendit, kanë energji elektrike falë paneleve diellore të instaluara nga një program i zbatuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me PNUD në Shqipëri. Ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bënë të ditur se, krahas diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë, qeveria po sheh me interes zbatimin e projekteve që përmirësojnë ofrimin e shërbimeve publike dhe sigurimin e paneleve diellore për energjinë elektrike, jo vetëm në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por edhe për jetesë të qëndrueshme në zona të largëta.

e këtyre paneleve është bërë në kuadër të projektit “Krijimi i sistemit të menaxhimit dhe monitorimit të informacionit mjedisor në Shqipëri në linjë me raportimin global”. Nëpërmjet disa granteve te vogla, të ofruara nga donatori si ky në Sylbicë, projekti ka synuar mbrojtjen e natyrës, përmirësimin e jetës së qytetarëve, të ardhura të qëndrueshme për fermerët dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër. Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD-it në Shqipëri, gjatë vizitës së saj në bashkinë Tropojë, diskutoi me përfaqësuesit e bashkisë, për zgjerimin e partneritetit me PNUD Shqipëri, në zhvillimin e iniciativave të reja që i shërbejnë jetesës së qëndrueshme në zona të largëta. Sot modelet agroturistike ku mbizotërojnë stanet, janë mjaft të preferuara për vizitorët e turistët e huaj, krahas asetit dhe vlerës së shtuar që bartin për ekonominë rurale.https://ata.gov.al/2022/08/22/stanet-ne-bjeshket-e-sylbices-energji-elektrike-fale-paneleve-diellore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments