Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINë aksin rrugor Korçë-Ersekë përfundon ndërtimi i tombinos

Në aksin rrugor Korçë-Ersekë përfundon ndërtimi i tombinos

Në kantierin e lotit të dytë të aksit rrugor Korçë–Ersekë, po vazhdon të punohet me intensitet për rindërtimin e plotë të këtij segmenti rrugor, sipas standardeve më të mira. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ka përfunduar ndërtimi i tombinos, teksa po punohet me gërmimit, mbushjen e rrugës. “Po punohet me gërmimet dhe mbushjet për formimin e trupit të rrugës, me ndërtimin e veprave të artitmureve mbajtëse terramesh, tombino rrethore”, bën të ditur ARRSH. Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Po kështu, aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka. Në projekt janë përcaktuar edhe krijimi i aksesit të fshatrave që ky aks përshkon me rrugën kryesore. Me përfundimin e tij distanca mes Korçës dhe Ersekës shkurtohet në 20 minuta, ndërkohë që shpejtësia e lejuar parashikohet të jetë nga 60 deri në 80 kilometra në orë.https://ata.gov.al/2022/10/07/ne-aksin-rrugor-korce-erseke-perfundon-ndertimi-i-tombinos/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments