Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINë aeroportin e Vlorës, përfundojnë veprat e artit

Në aeroportin e Vlorës, përfundojnë veprat e artit

Në rrugën e aeroportit të Vlorës vazhdon puna me ritme për ta përfunduar brenda afatit kontraktual. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se kanë përfunduar të gjitha punimet e veprave të artit, punimet për gërmimin e kasonetës dhe mbushjes së trupit të rrugës dhe ndërtimi i kanaleve kulluese dhe vaditëse. Me një vlerë investimi prej 104 milionë euro, në periudhën 2-vjeçare të fazës së parë do të ndërtohet godina e aeroportit dhe pista, që kapin vlerën mbi 103.5 milionë dollarë. Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit, që arrijnë vlerën e investimeve me qindra-miliona euro. Aeroporti i Vlorës do të presë udhëtime të drejtpërdrejta edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh. Nga këto 16.000 m2 do të jetë zona e terminalit të pasagjereve. Parkingu i avionëve do të jetë 46.690 m2 nga të cilat 32.000 m2 do të jenë për pozicionet e avionëve (12 vendqëndrime), 2000 m2 do të jetë sipërfaqja e shërbimit zjarrfikës.https://ata.gov.al/2022/12/13/ne-aeroportin-e-vlores-perfundojne-veprat-e-artit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments