Ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale statistikat e 12-mujorit të fundit, ku përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, është mundësuar punësim i 9977 të rinjve deri në 29 vjeç, nga të cilët 500 përmes programit pilot të Garancisë Rinore.

Mbi 4800 vajza dhe djem u regjistruan në klasën e 10-të në arsimin profesional, ku transferimet vijojnë.

4643 të rinj ndoqën një kurs formimi profesional. Gjithashtu në 12 muaj u arrit përfshirja e mbi 1000 të rinjve në programet e nxitjes së punësimit.

“110 vajza e djem kanë hapur sipërmarrjet e tyre përmes Programit të Vetëpunësimit. Jemi këtu për të mbështetur të rinjtë duke bërë më tej të mundur aftësimin dhe punësimin e sigurt të tyre”, shkroi ministri Gonxhja.