Ndryshon sistemi i migrimit në Mbretërinë e Bashkuar

0
2

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada britanike bëri të ditur se nga sot, 25 shkurt, vizitorët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë nevojë për vize, do të marrin vizë elektronike.

Sipas ambasadës britanike, “eVisas do të zëvendësojnë vizat e printuara në pasaportat tuaja”.

Një eVisa është një regjistrim digjital i identitetit dhe statusit tuaj të imigracionit si dhe kushtet e statusit tuaj.

Sipas sqarimit të faqes zyrtare të qeverisë britanike, për të aksesuar Visën elektronike nevojitet një llogari në Zyrën e Vizave dhe Imigracionit të Mbretërisë së Bashkuar (UKVI).

Nuk keni nevojë të paguani për të hapur një llogari UKVI ose për të aksesuar eVizën tuaj.

Ambasada orienton qytetarët që për detaje të mëtejshme të informohen në faqen zyrtare: www.gov.uk/eVisa ose të vizitojnë https://www.youtube.com/watch?v=9IqAbBCfBYI.