Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIMNdryshimi i ligjit për studentët e mjekësisë

Ndryshimi i ligjit për studentët e mjekësisë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, prezantoi në seancë plenare në kuvend ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për trajtimin e veçantë të studenteve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e përgjithshme” në institucionet publike të arsimit të lartë”. Sipas Ministres Kushi, ndryshimet ligjore mbështesim studentët e mjekësisë të cilët vendosin të kontribuojnë në Shqipëri. Kushi në nisje të fjalës së saj, u shpreh se shumica e shqiptarëve mbështet ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria. “Ligji ka nxitur debate. Ata që e mbështesin ligjin janë shumë më shumë në numër se ata që e kundërshtojnë atë. Nga njëra anë kemi opozitën dhe një pjesë të studentëve dhe nga ana tjetër kemi opinionin e gjerë publik, mjekët, ekspertët, prindërit e studenteëve që jo vetëm na mbështesin në këtë iniciativë por edhe na falenderon”, tha Kushi. “Thelbi i ligjit është garantimi I jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Ligji nuk është antikushtetues. Ligji u jep mundësi studentët të zgjedhin. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë vetëm ata që e ndjejnë që pas diplomimit duhet të punojnë 2-3 apo 5 vite në Shqipëri. Thelbi I ligjit është që ata që do të kontribuojnë në Shqipëri ti mbështesim më shumë. Ligji jo vetëm që nuk është antikushtetues, por është një mekanizëm për të përmbushur detyrimin që kemi me për mjekë”, vijon Kushi. “Pra të plotësojmë nevojat për burimet tona njerëzore në institucionet e shëndetit public. Ska dyshim që shërbimi që marrin shqiptarët në institucionet shëndetësore marrin shumë më shumë shërbime sa sa vite më parë. 5 400 mjekë kemi në institucione, që I bije 1.93 mjekë për 1000 banorë. Para disa vitesh ishte 1.2. Edhe pse e kemi rritur jemi larg standardit që duam, në vendet e rajonit 2.6, në vendet e zhvilluar 3.6 mjekë për 1000 banorë. Fenomeni i largimit të mjekëve apo profesionistëve të shëndetësisë është një realitet, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Ballkanit dhe vendet e BE. Janë 1 200 mjekë që janë diplomuar në Shqipëri, që sot japin kontributin drejt BE, pra 20% e emigrimit. Çdo 10 studentë që diplomohen në universitetin e mjekësisë, 2 largohen”, tha Ministrja e Arsimit. “Çfarë kemi bërë deri më sot? Kemi rritur numrin e kuotave në universitetin e mjekësisë. NË 2024 pretendojmë të kemi 500 kuota, 500 studentë. Rritëm pagën e mjekëve, rritje të ndjeshme, një nga rritjet më të larta. Kemi rritur numrin e specializimeve, rritëm investimet në shëndetësi, infrastrukturë. Kemi vënë në zbatim portalin mjekë për Shqipërinë. Kjo për të rritur meritokracinë dhe transparencën në punësimin e mjekëve”, shtoi Kushi. “Natyrisht nuk mjaftojnë kaq sa kemi bërë. Arsyeja kryesore është se vendet e zhvilluara, kërkojnë çdo vit e më shumë mjek. Nevojat për mjekë janë në rritje. Në vazhdën e të gjitha masave të deritanishme ne kemi sjell këtë pr/ligj, i cili nuk penalizon, nuk detyron, por mbështet ata student që vendosin të kontribuojnë në Shqipëri. Si do ti mbështesim me tarifa minimale, arsim prioritet, strehim social, kredi të buta. Pra, me një sërë mekanizmash. Opozita në mënyrë të vazhdueshme kundërshton pr/ligjin, siç bënë me të gjitha nismat e qeverisë”, përfundoi Kushi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments