Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENdryshimet në ligjin “Për strehimin social“

Ndryshimet në ligjin “Për strehimin social“

Përfaqësues nga të gjitha bashkitë morën pjesë në konsultimet 2-ditore të zhvilluara në Tiranë, mbi ndryshimet ligjore, të ndërmarra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në lidhje me problematikat e dala gjatë zbatimit te ligjit “Për strehimin social“. Ky ligj synon krijimin e mundësive për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për një jetë të sigurt, dinjitoze dhe paqësore të individëve dhe familjeve në nevojë për strehim dhe për ndihmë shtetërore. Pjesëmarrësit në takim jo vetëm u njohën me draft ndryshimet e VKM-ve mbi subvencionet dhe investimet, por edhe diskutuan mbi problematikat qe njësitë e vetëqeverisjes vendore hasin gjatë zbatimit të ligjit. UNDP, përmes Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Askush të mos mbetet pas” që financohet nga Qeveria Zvicerane, vijon të mbështesë Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore me asistencë teknike në fushën e strehimit social. Përmes programeve të strehimit qeveria po mbështet familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që të mund të përballojnë blerjen e një shtëpia me çmimet e tregut. Programet aktuale për këtë qëllim janë programet e banesave me kosto të ulët dhe skemat e kredive të përballueshme hipotekare. Qytetarët mund të aplikojnë online nëpërmjet e-Albania (gjendet me një kërkim të thjeshtë duke futur fjalën “strehim” në motorin e kërkimit tek e-Albania) për mbështetje me një nga programet sociale të strehimit ose për njërin nga instrumentet financiare, subvencionimi i qirasë ose subvencionimi i interesave të kredive. Për vitin 2022, rreth 1 mijë familje janë në proces për lidhje kontrate dhe 992 familje kanë lidhur kontratë me bankat për të përfituar kredi të subvencionuar nga shteti në periudhën 2019 – qershor 2022.https://ata.gov.al/2022/09/19/nis-konsultimi-per-ndryshimet-ne-ligjin-per-strehimin-social/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments