Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”. Qëllimi kryesor i projektligjit është rikthimi i kategorisë së basteve sportive por tashmë vetëm në formën online me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperiencë në ushtrimin e aktivitetit baste sportive. Sikurse garantimin e të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit. Deri në vitin 2018 (vit kur sipas Ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar u ndalua ushtrimi i veprimtarisë) kanë ushtruar veprimtarinë në kategorinë e “Basteve Sportive” 3 (tre) kompani të cilat ishin licencuar për një afat 10 vjeçar në këtë kategori loje. Kompanitë e basteve sportive e ushtronin aktivitetin në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë në pika sekondare të ushtrimit të aktivitetit, në njësi tregtare kryesisht Bar Kafe, pasi pajiseshin me miratim nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit si dhe kanë pasur detyrimin të kishin minimalisht një të punësuar për çdo pikë sekondare të ushtrimit të aktivitetit dhe ta deklaronte pranë AMLF-së. Sipas të dhënave të AMLF numri i pikave sekondare të ushtrimit të aktivitetit për kategorinë e Basteve Sportive në vitin 2018 ka qenë 4214 në te gjithë territorin e vendit, ndërsa numri i të punësuarve për këtë kategori ka qenë 6700 punonjës. Edhe pse aktiviteti i basteve sportive u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua të ushtrohej në të zezë. Nga ana e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në kuadër të ushtrimit të detyrave të tij funksionale janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 në total 1421 kontrolle nga ku janë realizuar konfiskime, procedime penale dhe masa administrative me gjobë për 135 subjekte dhe individ që operonin në mënyrë të jashtëligjshme në tregun e lojërave të fatit. Gjithashtu nga ana e AMLF-së janë raportuar 4035 adresa bastesh të paligjshme pranë AKEP më qëllim mbylljen e këtyre adresave. Duke rezultuar një shifër e madhe në ushtrimit të aktivitetit të Basteve Sportive në mënyrë informale nga ana e Qeverisë Shqiptare është marrë inisiativa e rikthimit të kategorisë së Basteve Sportive në tregun e lojërave të fatit vetëm në formën e basteve sportive online. Projektligji ndër të tjera propozon rishikimin e mënyrës së licencimit duke parashikuar kritere më të forta për organizatorët e lojërave të fatit, sigurimin e platformave online të sigurta, sigurimin e mënyrës së regjistrimit të çdo lojtari që luan baste sportive duke pasur në kontroll çdo informacion dhe shumë të luajtur, kryerjen e pagesave vetëm nëpërmjet agjentëve financiare, krijimin e komisionit të licencimit si një strukturë vendimmarrëse kolegjiale për licencimin e subjekteve që do të ushtrojnë aktivitet në fushën e lojërave të fatit, sigurimin e mbrojtjes së lojtarit, jo vetëm nëpërmjet programeve sociale por dhe nëpërmjet fondit të garancisë për lojtarët. Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 000 000 (njëqind e njëzet milionë) lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të luajtura nga lojtarët brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat. Po ashtu, në p/ligj propozohet krijimi i fondit të posaçëm për mbështetje direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit. Për krijimin e garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike ndaj AMLF-së, organit tatimor etj, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.” Organizatorët e kategorisë “baste sportive online” derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15 % të të ardhurave bruto nga loja.” atsh
Ndryshimet në ligjin “Për lojërat e fatit”,për licencimin e organizatorëve
RELATED ARTICLES