Ndriçohet rruga “Ura e Stom Golemit – Mes” në Shkodër

0
5

Pas gati 12 vitesh errësirë, Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për rikthimin e ndriçimit publik në aksin rrugor “Ura e Stom Golemit – Mes”, një segment 4.2 kilometra i gjatë, që për shumë vite ishte një shqetësim për qindra banorë dhe drejtues mjetesh.

Rruga, e përfunduar në vitin 2015, mbeti pa ndriçim vetëm disa muaj pas ndërtimit, pas vjedhjes së kabllit elektrik, duke e kthyer këtë segment në një nga më të rrezikshmet e Shkodrës. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve përballeshin çdo natë me errësirë dhe rrezikshmëri, duke kërkuar prej vitesh një zgjidhje.

Falë bashkëpunimit mes Bashkisë Shkodër dhe Këshillit të Qarkut Shkodër, ndriçimi është rinstaluar plotësisht, duke rikthyer sigurinë dhe rehati për qytetarët. Investimi përfshin të gjithë segmentin rrugor, duke mundësuar lëvizje të sigurt dhe qarkullim të lehtë gjatë natës.