Ndrek Shkjezi ishte njëri ndër bashkëthemeluesit e Teatrit të Shtetit në vitin 1947, ku edhe ka dhënë kontributin e tij në skenën e këtij teatri deri në vitet ’80.
I njohur edhe në kinema me rolin e tij të parë të vitit 1953 tek filmi “Skënderbeu”, ai do të shfaqej në kastet e filmave më të dashur shqiptarë, sikurse janë: “Cuca e maleve”, “Prefekti”, “Një djalë dhe një vajzë”, “Radiostacioni”, “Shoku ynë Tili” etj.
Aktori është ndarë nga jeta në vitin 2000. Për meritat e tij artistike, Shkjezi është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri” dhe në vitin 1989 ka marrë titullin “Artist i Merituar”.
Interpretoi në filmat dhe dramat: “Skënderbeu” (1953), “I çuditshmi” (1957), “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959), “Trimi i mirë me shokë shumë” (1961), “Tregtari” (1961), “Zonja e Bujtinës” (1962), “Plagë të vjetra” (1968), “Mëngjese lufte” (1971), “Arturo Ui” (1971), “Prefekti” (1973), “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (seriali-1976-77), “Përmbytja e madhe” (1977), “Kur hidheshin themelet” (1978), “Në pyjet me borë ka jetë” (1978), “Radiostacioni” (1979), “Ne vinim nga lufta” (1980), “Në prag të lirisë” (1981), “Shoku ynë Tili” (1981), “Besa e Kuqe” (1982), “Fundi i një gjakmarrjeje” (1983), “Apasionata” (1983), “Fejesa e Blertës” (1984), “Vendimi” (1985), “Mondi dhe Diana” (1985), “Dhe vjen një ditë” (1986), “Fjalë pa fund” (1986), “Telefoni i një mëngjesi” (1987), “Këmishët me dyllë” (1987), “Një djalë dhe një vajzë” (1990), “Fletë të bardha” (1990).