Monday, October 21, 2024
HomeSHKENCA DHE JETANdotja e ajrit kërcënimi më i madh në botë për shëndetin e...

Ndotja e ajrit kërcënimi më i madh në botë për shëndetin e njeriut

Ndotja e ajrit përbën një rrezik më të madh për shëndetin global sesa pirja e duhanit ose konsumimi i alkoolit dhe ky rrezik përkeqësohet në rajone të caktuara të botës si Azia dhe Afrika, detajon një studim. Sipas këtij raporti nga Instituti i Politikave të Energjisë të Universitetit të Çikagos (EPIC) mbi cilësinë globale të ajrit, ndotja e grimcave të imta – e emetuar nga automjetet, industria dhe zjarret – përbën “kërcënimin më të madh të jashtëm për shëndetin publik” në botë. ”Por, pavarësisht këtij vëzhgimi, fondet e akorduara për luftën kundër ndotjes së ajrit përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të atyre, për shembull, të dedikuara për sëmundjet infektive”, thekson raporti. Ndotja e grimcave të imta rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të mushkërive, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru ose kancerit. ”Pajtueshmëria e përhershme me pragun e ekspozimit të grimcave të imta të vendosur nga OBSH do të rriste jetëgjatësinë globale me 2,3 vjet”, vlerëson EPIC, bazuar në të dhënat e mbledhura në 2021. Për krahasim, përdorimi i duhanit ul jetëgjatësinë globale me një mesatare prej 2,2 vjetësh dhe kequshqyerjen e fëmijëve dhe nënave me 1,6 vjet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments