Megjithëse emetimet e ndotësve kryesorë të ajrit dhe përqendrimet e tyre në mjedis janë ulur ndjeshëm, dy dekadat e fundit për shumë vende Europiane, prezantojnë tregues problematikë mjedisor. Shqetësimi qëndron në faktin e rrezikut shëndetësor që mbart koha e gjatë e ekspozimit të europianëve në mjedise të ndotura. Në fund të vitit 2019, ndotja e ajrit ka nxitur sëmundje dhe vdekje të parakohshme të cilat, të analizuar për vendet e BE vlerësohen rreth 300,000 vdekje. Akoma më e errët paraqitet tabloja e ndotjes së ajrit në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Plani i veprimit të BE për 0-ndotje deri në fund të vitit 2030 nënkupton një objektiv për reduktimin me 55% të numrit të vdekjeve të parakohshme (krahasuar me 2005). Ndërsa, në rast se të gjitha vendet Europiane (anëtare/jo anëtare) do të përmbushnin udhëzimet e reja për cilësinë e ajrit të nxjerra nga të OBSH, atëherë numri i vdekjeve të parakohshme do të ulej me 72%.