Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALENdihmë juridike falas për qytetarët në Dibër

Ndihmë juridike falas për qytetarët në Dibër

Qytetarët e Dibrës do të mund të përfitojnë shërbim juridik falas pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Dibër, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Disa punonjës të Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore Dibër kanë informuar qytetarët nëpërmjet shpërndarjes së fletëpalosjeve dhe manualeve të thjeshtëzuara se si mund të përfitojnë ndihme juridik, kategoritë përfituese, shërbimet që ofron dhe mënyra se si mund të përfitojnë nga këto rrethana. Ndihmë juridike është shërbimi juridik falas dhe shërbimet e tjera të parashikuara në ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti, për personat që përmbushin kriteret e këtij ligji. Ky shërbim jepet në formën e ndihmës juridike parësore dhe dytësore, përjashtimit nga pagimi i tarifave gjyqësore dhe shpenzimeve gjyqësore dhe përjashtimit nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit. Forma e parë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Parësore , është ai lloj shërbimi ligjor i cili ofrohet për mosmarrëveshjet që mund të zgjidhen pa qenë e nevojshme t’i drejtohesh gjykatës. Forma e dytë e ndihmës ligjore apo ndryshe Ndihma Juridike Dytësore, është ai lloj shërbimi ligjor që ofrohet për problematikat zgjidhja e të cilave mund të realizohet nëpërmjet gjykatës. Forma e tretë, Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas, ka vendosur në dispozicion një numër të gjelbër pa pagesë 0800 10 10 dhe një sistem online ku qytetarët në çdo kohë.https://ata.gov.al/2022/08/31/ndihme-juridike-falas-per-qytetaret-ne-diber/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments