Për herë të parë ekipet e basketbollit shqiptar luajnë nën logon e NBA Junior (SHBA). Ditën e sotme në pallatin e sportit “Farie Hoti” u luajt ndeshja Galaktik King- Korça Basket. Ekipet shqiptare mbajtën logot e emrave të ekipeve në NBA amerikane. Kështu Galaktik King mbajtën në fanellë emrin e Miami Heat, ndërsa Korça Basket mbajtën emrin e Charlotte Hornets. Sfida mes këtyre ekipeve përfundoi me fitoren e Galaktik King (Miami Heat) 57-44 ndaj Korça Basket (Charlote Hornets). Në këtë kampionat janë më shumë se 30 ekipe që marrin pjesë. Ky është një kampionat i përfshirë në të gjithë Shqipërinë. Janë 450 lojtarë të federuar. Por gjithashtu ka edhe lojtarë të rinj që shohin më të mëdhenjtë dhe duan të përfshihen dhe kanë filluar stërvitjen. Trajneri i moshave të Korçës, Arian Kostani u shpreh se “basketbolli është një sport që ka pasur gjithmonë tradita dhe gjithmonë do vazhdohet nëse ne do të jemi të përkushtuar dhe do të kemi fëmijë të përkushtuar për të ecur në rrugët e basketbollit shqiptar. kemi pasur tradita shumë të mira. Kjo është një nismë me të gjitha moshat 14, 16, 18 e cila përbën një eveniment shumë të madh për basketbollin shqiptar”. Për peshën e NBA dhe ndikimin që ka tek trajnerët dhe lojtarët, Kostani tha se, “është një emër i rëndë që jo vetëm për ne, por edhe sportistët. Ata janë të entuziazmuar nga kjo nismë”.https://ata.gov.al/2022/11/12/ndeshja-galaktik-king-korca-basket-ekipet-shqiptare-me-logon-e-nba/